Bayern Munich thyen akullin ndaj Borussia Moenchegladbach, e mposht pas gjashtë ndeshjesh

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Bayern Munich me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.
Bayern Munich kishte gjashtë ndeshje pa fitore ndaj G’ladbach në të gjitha garat dhe edhe kjo ndeshje nisi keq për ta.
Zhvillohej minuta e 30-të kur Ko Itakura shënoi për vendasit për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
Bavarezët arritën të barazonin në minutën e 58-të, kur Leroy Sane shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich për 1-1.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, sërish Kimmich ishte në rolin e asistuesit, ku gjeti Mathys Tel që shënoi për 2-1 në minutën e 87-të.
Bayern Munchen së bashku me Bayer Leverkusen kanë nga tri fitore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































