Bayern Munich pa një lojtar shkatërron Sttutgartin, het-trik i Lewandowskit

Bayern Munich kanë fituar përballë Sttutgartit në kuadër të javës së 26-të të Bundesligës me rezultat 4-0.
Ndeshja nuk nisi mirë për bavarezët që mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 12-të të ndeshjes, kur Alphonso Davies u ndëshkua me karton të kuq.
Por kjo nuk iu bëri përshtypje aspak bavarezëve, që shënuan menjëherë në minutën e 18-të me Robert Lewandowskin 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 22-të Serge Gnarby ngriti shifrat në 2-0.
Pastaj ishte momenti i Lewandowskit që shënoi dy herë të tjera.
Fillimisht ai gjeti rrjetën në minutën e 23-të, pastaj edhe në minutën e 39-të.
Pjesa e parë më nuk solli asgjë sikurse edhe pjesa e dytë, duke bërë që Bayerni të marr fitoren e 19 kampionale.
Bavarezët mbesin lider me 61 pikë, katër më shumë se RB Leipizg. /Telegrafi/





















































