Robert Lewandowski vazhdon të mbërrijë me vonesë në seancat stërvitore te Bayern Munich, ndërsa ai vazhdon të kërkojë transferimin te Barcelona.

Zyrat e klubit nga “Allianz Arena” vazhdojnë të kenë dy gjëra shumë të qarta në kokë në lidhje me polakun dhe nuk duan të ndryshojnë mendim.


E para, se ata nuk do ta lënë golashënuesin e tyre të shkojë për më pak se 50 milionë euro, shkruan Bild, ku sipas tyre kjo shumë ende nuk është ofruar nga Barcelona.

Robert Lewandowski 3

Dhe, së dyti, se kjo shumë duhet të paguhet me një pagesë të vetme.

Kështu shkruan Sport1, duke theksuar situatën ekonomike të Barcelonës, e cila e bën kampionin e Bundesligës të mos besojë.

Drejtuesit e Bayern Munich nuk i besojnë klubit Blaugrana dhe strategjisë së tyre për të shlyer borxhin. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që Barcelona të ketë probleme më serioze gjatë viteve të ardhshme, prandaj refuzojnë me vendosmëri të kryejnë transferimin e sulmuesit polak në disa këste.

lewandowski 1

Bayern Munich do të preferonte t'ia shesë Lewandowskin klubeve me aftësi paguese financiare si, për shembull, PSG dhe Chelsea./Telegrafi/

telegrafi sport app