Bay T publikon projektin më të ri muzikor

Këngëtarja, Bay T, ka sjellë për publikun projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar “Jo Jo ti me mu”.
Kjo këngë vjen si një përzierje unike mes tingujve nostalgjikë dhe ritmeve moderne, që tërheqin vëmendjen që në dëgjimin e parë.
E realizuar me videoklip, kënga shpalos një estetikë natyrore, me skena të xhiruara mes bukurive të maleve, duke sjellë freski dhe autencitet vizual.
Atmosfera e klipit shoqërohet nga një stil i veçantë i artistes – me një look “swag” që i jep karakter të fortë dhe origjinalitet paraqitjes së saj.
Teksti i këngës mban firmën e vetë Bay T, e cila ka arritur të ndërthurë ndjeshmërinë emocionale me një narrativë të një vetëdije të brendshme.
Me vokalin e saj të veçantë dhe stilin autentik, Bay T vazhdon të dëshmojë potencialin e saj në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë një frymë të re dhe të freskët.

















































