LAJMI I FUNDIT:

“Bau Academy” hap Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale / Mundësi punësimi për Mësimdhënës

“Bau Academy” hap Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale / Mundësi punësimi për Mësimdhënës

Institucioni Privat Arsimor “Bau Academy” se shpejti bën hapjen e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale në Prishtinë, sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 05/2015.

“Bau Academy” është pjesë e Grupit “Al Trade Holding”.

“Al Trade Holding”, është njëra prej kompanive udhëheqëse në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore në Kosovë.
Dallohet për shërbime shumë profesionale me një cilësi të lartë dhe shumë siguri, operon suksesshëm në shumë fusha, me shumë kompani, të cilat kanë veprimtari të ndryshme biznesi dhe funksionojnë si të pavarura.
Misioni grupit Al Trade Holding është të jetë shembull në biznes duke qenë të parët dhe më e mira për fushat ku operon

“Al Trade Holding” në kuadër të gjitha kompanive të grupit aktualisht ka të punësuar mbi 1000 punëtorë, por numri i të punësuarve vazhdimisht shkon duke u rritur, varësisht nga projektet që realizohen.

Qëllimi i Kompanisë është që të zhvillohet duke shfrytëzuar teknologjinë më të re në lëmin e ndërtimtarisë dhe në fushat e ndryshme të ndërtimit kjo kompani me besim në teknologjinë e lartë dhe cilësi të pakufishme të punëve dhe shërbimeve, punon për të ardhmen me të gjitha kompanitë e saj të specializuara në fusha të ndryshme.
Sot Al Trade Holding operon me staf profesional dhe në kuadër të kësaj operon me këto kompani:

o Al Trade sh.p.k.
o Bau Market sh.p.k.
o Imn Bau Block sh.p.k.
o Bau Energy sh.p.k.
o Bau Real Estate sh.p.k.
o Bau Mineral L.L.C

Me këtë rast, “Bau Academy” shpall konkurs për vende të lira pune për pozitat:

1. Mësimdhënës për profilin “Ndërtimtari”

a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr.Sc. i ndërtimtarisë/arkitekturës
II. Inxh. i diplomuar i ndërtimtarisë/arkitekturës

2. Mësimdhënës për profilin “Instalues Elektrik”

a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr.Sc. i elektroteknikës dhe elektronikës; Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës
II. Mr.Sc. i elektroteknikës-elektronikës industriale; Inxh. i dipl. i elektroteknikes-elektronikës industriale
III. Mr.Sc i makinerisë; Inxh. i dipl. i makinerisë
IV. Mr.Sc. i ekonomisë; Ekonomist i diplomuar

3. Mësimdhënës për profilet “Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit dhe Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”

a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr. Sc. i makinerisë; Inxh. i dipl. i makinerisë
II. Mr. Sc. i ndërtimtarisë; Inxh. i dipl. i ndërtimtarisë
III. Mr. Sc. i elektroteknikës dhe elektronikës; Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës
IV. Mr. Sc. i ekonomisë; Ekonomist i diplomuar
V. Mr. Sc. i inxhinierisë mekanike

4. Mësimdhënës për profilet “Metalpunues/Saldator”

a. Kualifikimet e kërkuara:
I. Mr. Sc. i makinerisë; Inxh. i dipl. i makinerisë
II. Mr. Sc. i elektroteknikës dhe elektronikës; Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës
III. Mr. Sc. i ekonomisë; ekonomist i diplomuar

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:

*Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
*Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
*Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
*Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;
*Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
*Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;
*Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.
*Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015 – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:
*Dëshminë e kualifikimit shkollor;
*Dëshminë mbi përvojën e punës;
*Referenca dhe Rekomandime;
*Trajnime profesionale;
*Kopjen e letërnjoftimit;

Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 05/2015, nuk shqyrtohen.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:
*Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
*Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
*Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
*Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese
*Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
*Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
*Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu.
Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 30/03/2017.
Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe profili mësimor për të cilin aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.