LAJMI I FUNDIT:

“Batmani meksikan”, luftëtari misterioz kap hajnat që kryen vjedhje – i lidhi me shirit ngjitës në shtyllë dhe i grimosi sikurse “Joker”  

“Batmani meksikan”, luftëtari misterioz kap hajnat që kryen vjedhje – i lidhi me shirit ngjitës në shtyllë dhe i grimosi sikurse “Joker”  

Duket se rrugëve të Meksikës po patrullon “Batmani”, duke marrë parasysh se policia gjeti të lidhur për shtylle elektrike dy plaçkitës, fytyrat e të cilëve ishin të vizatuara ngjashëm me atë të “Joker”.

Burrë e grua që akuzohen për vjedhjen e një qante të një gruaje në qytetin Rio Bravo, janë gjetur të lidhur me shirit ngjitës në një shtyllë elektrike në qendrën e qytetit, në afërsi të kufirit me Teksasin, transmeton Telegrafi.

Burri që ishte pa bluzë e me pantallona të shqyer, në gjoks kishte të shkruar “soy rata” (jam hajn) e në ballë “por rata” (sepse jam hajn).


E partnerja e tij kishte “një grim” të ngjashëm dhe në ballë kishte të shkuar “sepse jam hajn”. Gruaja që policia e identifikoi si Lus Magali, ka arritur të çlirohet dhe të çlirojë edhe partnerin, por policia megjithatë i kapi.

Dyshja kanë pranuar se ia kishin vjedhur çantën gruas, e burri tha se ishte i droguar kur një veprim të tillë e kishte bërë.

Në një incident të ndarë po atë vikend, katër të rinj të grimuar si “Joker” janë kapur duke tentuar të plaçkitin një qytetar në autobus. /Telegrafi/