Llapi është njëra nga tri skuadrat që po e kërkon titullin e kampionit në Ipko Superligën e Kosovës, së bashku me Feronikelin dhe Prishtinën.

Bardhekaltërtit nga Podujeva ndodhen aktualisht në pozitën e dytë me 69 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e tretë dhe janë dy pikë mbrapa liderit Feronikelit.


Në Kosovë është bërë modë dhënia e premive për skuadrat që të ndalin një kundërshtar të mundshëm

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e ka konfirmuar se ka pasur premia për ta ndalur Llapin dhe Prishtinën, ndërsa pret premia edhe për ndaljen e Feronikelit.

Në një prononcim për Telegrafin, trajneri i Llapit Tahir Batatina thotë se nuk do t’i japë premia Dritës për ndaljen e Feronikelit.

58383919 10157117295047243 1575314268104949760 o

“Jo, ne nuk do t’i japim premia Dritës apo ndonjë skuadre tjetër për t’i ndalur kundërshtarët tanë. Sa i jap një skuadre tjetër premia i stimulojë futbollistët e mijë”, u shpreh Batatina për Telegrafin.

Batatina konfirmon se përveç Dritës edhe Trepça ’89 kishte udhëtuar e motivuar dhe me premia nga Feronikeli për tu përballur me Llapin e tij.

“Kundër Llapit me premia ka luajtur edhe Drita, por edhe Trepça ’89 në ndeshjen e fundit. I kam mposhtur të dyja dhe do t’i mposhti edhe tjerat që do të luajnë të motivuar ndaj nesh”, tha Batatina.

58852789 10157124981132243 4099686317145718784 o

“Ne synojmë që t’i fitojmë ndeshjet në fushë ndershëm dhe nuk na interesojnë kundërshtarët. Do të luajmë direkt si me Prishtinën ashtu edhe me Feronikelin dhe nëse i fitojmë ndeshjet atëherë mund të dalim kampion”, deklaroi trajneri llapjan.

Numri një i skuadrës së Llapit ka thënë se gjasat për titull të kampionit janë të barabarta dhe se do të festojë në fund ajo skuadër që është më e qetë.

59608655 10157137139342243 1013444172541067264 o

“Mendoj që tri skuadrat kanë gjasat e barabarta dhe se në fund do të triumfojë ajo skuadër që do të jetë më e qetë në përballjet direkte”.

“Është një kampionat shumë interesant dhe shpresojë që në fund titulli të vije në Podujevë”, përfundoi Batatina.

Llapi në tri ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë dy në udhëtim në kryeqytet ndaj Prishtinës dhe Flamurtarit, ndërsa do të jetë nikoqir i Feronikelit. /Telegrafi/