Tirana debutoi në Ligën Ballkanike me një fitore prej 78-66 në shtëpi kundër Trepçës.

Kjo ishte fitoja e parë e një ekipi basketbollistik nga Shqipëria në këtë garë.


Në atë ndeshje u regjistruan disa paraqitje të mira, ndër të cilat u veçua paraqitja e Endrit Hysenagollit.

Ai kaloi 39 minuta në parket dhe padyshim ishte njeriu kryesor që bëri diferencën.

Arriti të shënojë 25 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime duke kontribuuar në fitoren e madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app