Bashkimi vazhdon me përforcime

Ish basketbollisti shumëvjeçar i Sigal Prishtinës, Granit Rugova, ka arritur marrëveshje me ekipin prizrenas, Bashkimi.
Rugova, që është shpallë disa herë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me ekipin bardhekaltër, pas largimit nga vendi, do të kthehet në Kosovë, por te ekipi i Bashkimit, transmeton borozani.
Rugova, 30 vjeç, do të vesh për herë të parë fanellën e një ekipi tjetër në Kosovë përveç të Prishtinës, derisa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me portokallezinjtë, me mundësi vazhdimi.
Bashkimi deri më tani ka të konfirmuar Gerti Shimën si përforcim, derisa është përfolur edhe për ardhjen e Samir Shaptahovicit në skuadër.
Në ditët në vijim pritet që Bashkimi të zyrtarizojë Rugovën si përforcim të ekipit.

Nga
Telegrafi
21/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































