LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi-Prishtina, përballja e gjigantëve në basketbollin e femrave

Bashkimi-Prishtina, përballja e gjigantëve në basketbollin e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Ethet në basketbollin e femrave kanë arritur kulmin. Pas ndeshjeve të Kupës dhe përfundimit të garave të rregullta, është radha për finalet e ‘play-offit’.

Finalja ka vënë përballë Bashkimin dhe Prishtinën, dy skuadrat që u renditën në vendet e para të Superligës. Prizrenaset ishin perfekte në garat e rregullta me 20 fitore, kurse prishtinaset përfunduan garat e rregullta me 16 fitore e katër humbje (humbjet pikërisht i pësuan nga Portokallezinjet).

Bashkimi ka kaluar në finale të ‘play-offit’ pasi fitoi në seri 2-0 ndaj Trepçës në gjysmëfinale, ngjashëm si Prishtina pasi mposhti Penzën 2-0, njëherësh kampionen aktuale.


Si Bashkimi, ashtu edhe Prishtina synojnë të tregojnë më të mirën në parket për të triumfuar dhe të fitojnë trofeun e kampionit për edicionin 2022/2023.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Sistemi i finaleve është 1-1-1-1-1, ku ndeshja e dytë do të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Kujtojmë se Bashkimi është kampion i Kosovës gjashtë herë, kurse Prishtina ka fituar titullin 11 herë.

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori