LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi mund Flamurtarin dhe fiton vendin e tretë në konkurrencën e femrave në Ligën Unike

Bashkimi mund Flamurtarin dhe fiton vendin e tretë në konkurrencën e femrave në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Bashkimi ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 73-70 (12:16, 26:13, 21:15, 14:26), në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike në konkurrencën e femrave.

Çereku i parë ishte shumë i baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa kjo pjesë përfundoi 12:16.

Por, në periudhën e dytë, skuadra e Bashkimit ishte më e mira, dhe ngritën epërsinë, ku më e larta ishte 12 pikë, 38:26, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 38-29.


Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë, ku shkoi deri në 15 pikë dy herë, 52:37 dhe 59:44. Megjithatë, dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike. Skuadra vlonjate nuk dorëzohet dhe afron rezultatin në 71:70, 28 sekonda para fundit, por Bashkimi triumfoi me shifrat 73-70.

Medaljet e argjendta i ndan Anëtarja e Bordit Drejtues të Ligës Unike, Elvira Dushku dhe Kryetarja e KBF Prishtinës, Vlora Braha, ndërsa çmimin e ‘Fair Play’-t për klubin e Flamurtarit e ndau Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori