Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, patën një paraqitje të shkëlqyer në Met Gala 2023.

Rita dukej glamuroze dhe tejet atraktive e veshur me një fustan të zi me prerje të shumta me material transparent anash.


Jo më pak elegant dukej edhe burri i saj, regjisori i famshëm me origjinë nga Zelanda e Re.

344495933 694931645975366 8494508668285351212 n

Taika kishte veshur një setër të madhe të gjatë deri te këmbët, në ngjyrë të hirtë të materialit saten.

Këtë ai e kishte kombinuar me një palë pantallona të bardha dhe rruaza që i kishte të lidhura në mes.

344196574 5980808948623653 7128685181065330071 n

Regjisori i “Thor” publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga paraqitja në ngjarjen më të madhe vjetore në industrinë e modës.

Në mesin e shumë fotografive mund të shihet një, ku ai bën simbolin e shqiponjës me duar, e që si inspirim duket se vjen nga gruaja e tij shqiptare.

344887718 735686091361690 1937459950328266839 n

Rita Ora dhe Taika përndryshe u martuan vitin e kaluar në një ceremoni private.

344450839 1405626300218296 1960558809928866613 n

Ata u njohën në verën e vitit 2021, kur këngëtarja shqiptare udhëtoi në Australi për t’u bërë pjesë e jurisë së spektaklit shumë të shikuar atje, “The Voice Australia”. /Telegrafi/

344586649 184367641172267 307723448715820795 n

344360298 758184895791643 6942881038845565125 n

344568532 1579359732541597 7217485495900996972 n e1683182556258