Site icon Telegrafi

Bashkëpunim në mes të Regjistrave qendror të Maqedonisë dhe Norvegjisë

Regjistri qendror i Maqedonisë (RQM) do të bashkëpunojë me regjistrin qendror norvegjez ”Brenesund” gjatë vendosjes së sistemit për parametra dhe mjetet për zbatimin e analizave të harxhimeve dhe përfitimeve në proceset e vlerësimit të ndikimit në rregullativë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti është i financuar nga qeveria norvegjeze dhe përfshin përditësimin e e regjistrit ekzistues të faturave vjetore në RQM, që ka potencial të madh për analiza të ndodhive ekonomike dhe prirjeve, përfshirë edhe ndikimin e vendimeve të ndryshme ligjore, përmes analizës së të dhënave të faturave vjetore të firmave.

Sipas njoftimit të RQM-së, ky sistem do të mundësonte identifikimin e ndikimit të vërtetë të vendimeve të propozuara ligjore në ekonominë reale, që do të vërehej edhe në përdorimin e mundshëm të modifikimit të rregullave ose në vendosjen e mekanizmave të mbështetjes të palëve të përfshira./Telegrafi/

Exit mobile version