Oleg Zubkov, pronar i një parku safari në Krime dhe bashkëpunëtor i autoriteteve ruse, është sulmuar nga një luan dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi më 22 qershor, kur Zubkov hyri me makinë elektrike për të ushqyer luanët.


Pas kësaj, thuhet se njëri prej tyre e kapi në qafë dhe e tërhoqi me forcë.

Njëri nga punonjësit e dërgoi me urgjencë në spitalin Semashko në Simferopol.

Zubkov është i njohur për mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për marrjen e kafshëve nga kopshtet zoologjike në territoret e pushtuara.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në incidente të tjera me kafshë në të kaluarën. /Telegrafi/