LAJMI I FUNDIT:

“Bashkëjetesa” në Qytetin Studenti, mikpritje dhe falënderime mes shqiptarëve dhe afganëve

“Bashkëjetesa” në Qytetin Studenti, mikpritje dhe falënderime mes shqiptarëve dhe afganëve

Mikpritje, përshëndetje dhe falënderime. Kështu mund të përmblidhet situata që përshkruajnë shqiptarë e afganë, në tre ditë bashkëjetesë në Qytetin Studenti.

Basir Nadir, gazetar në Afganistan, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat, prej 28 gushtit është akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. Tri ditë më pas, i ka këto përshtypje: “Para së gjithash dua të falënderoj shqiptarët që na kanë bërë të ndihemi si në shtëpi. Është si një shtëpi për ne. Po e shijojmë qëndrimin këtu”.

Falënderimet për shqiptarët nuk i kursen as bashkëshortja, një aktiviste civile në Kabul. “Ndihem mirë këtu. Na kanë ndihmuar për gjithçka, sidomos me akomodimin”, thotë bashkëshortja e Basirit.


Në zonën përreth konvikteve ku janë akomoduar gjetëm edhe dy ish-punonjës të qeverisë afgane. “Jemi shumë të lumtur këtu. Shqiptarët po na ndihmojnë shumë”, thotë njëri prej tyre. “Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Dy ditët e qëndrimit time këtu në Shqipëri kanë qenë shumë mirë”, thotë tjetri.

607 qytetarë nga Afganistani kanë mbërritur deri më tani, ndërsa shumica e tyre thonë se Shqipërinë nuk e shohin si destinacionin përfundimtar./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori