Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e kësaj force politike.

Prej këtu, lideri i PD-së pritet të dalë rreth orës 11:00, për t’u bashkuar me protestuesit në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit”, para kryeministrisë.


“Askush nuk mund ta ndalë protestën”, tha Basha për gazetarët, teksa po hynte në zyrën e tij, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën e opozitës së bashkuar.

Pyetjes së Top Channel, nëse ka ndonjë mesazh për kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së iu përgjigj: Mesazhin do ta shohë në shesh.