Ylli i dramës televizive “The O.C.” ka nxitur spekulime në faqet e internetit për ‘thashetheme’, pasi në disa fotografi të bëra për ditëlindje, shihet aktorja duke u puthur në buzë me bukuroshen rumune.

“Besoj se shumica nga ju i kanë parë fotografitë e ndejës për ditëlindjen time të 23-të, ku unë puthem me një vajzë. Dëshiroj të sqaroj se puthja ka qenë pjesë e një loje që ishim duke luajtur dhe është keqinterpretuar. Vajza në fotografi është një mike e imja e afërt, Irina, e cila punon si modele në Paris”, ka shpjeguar aktorja.