Bartomeu: 222 milionë euro për Neymarin dhe asnjë cent më pak

Neymar pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme te skuadra franceze e PSG-së.
Këta të fundit do të duhet të paguajnë 222 milionë euro në formë dëmshpërblimi për prishjen e kontratës me Barcelonën.
Kështu së paku ka pohuar presidenti i klubit katalonas Jose Maria Bartomeu, duke thënë se nuk do të ketë zbritje për francezët.
“PSG duhet ta paguajë dëmshpërblimin për Neymarin prej 222 milionë eurove”, tha ai. “Nuk do të bëjmë zbritje asnjë centë”, pohoi ndër të tjerash Bartomeu.
Ditën e djeshme sulmuesi brazilian qëroi hesapet me bashkëlojtarin Nelson Semedo në stërvitje dhe një roje sigurimi jashtë fushës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































