Javën që po lëmë pas vendi u ballafaqua sërish me vendosjen e barrikadave në veri për shkak të paralajmërimeve se nga 1 gushti 2022 do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.
Po gjatë javës që po lëmë pas Sindikata e Bashkuar e Arsimit sërish ka kërcënuar me grevë, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit.
Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës po ashtu pati përplasje të ashpra ndërmjet Qeverisë dhe opozitës për gjendjen në veri.
Barrikadat në veri dhe shtyrja e vendimeve për reciprocitet
Një ditë para se vendimi për reciprocitet të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.
Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi.
Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe KFOR-i, i cili u shpreh i gatshëm të intervenojë në rast se rrezikohej stabiliteti në veri të Kosovës.
“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999”, u tha në reagimin e KFOR-it.
Reagim për bllokimin e rrugëve nga serbët lokal, pati edhe nga Qeveria e Kosovës, të cilët përmes një njoftimi thanë se ka tendenca për destabilizim të vendit nga strukturat ilegale.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.
Ajo ftoi qytetarët lokalë serbë, që të mos bien pre e propagandës së Beogradit.
Osmani theksoi se përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë.
Pas gjendjes në veri dhe Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve.
Vendimi i Qeverisë për shtyrje të masës së reciprocitetit në rast të heqjes së barrikadave, erdhi pas një takimi që patën udhëheqësit e shtetit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kërcënimet me grevë në arsim dhe replikat ndërmjet Nagavcit dhe Jasharajt
Gjatë javës që po lëmë pas Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar mundësinë për grevë në shtator në rast se nuk plotësohet kërkesat e tyre.
E lidhur me këtë paralajmërim kishte reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo kishte thënë se kërcënimi i SBASHK-ut me grevë për 1 shtator, është i papranueshëm pasi me këtë do të dëmtohet procesi mësimor.
“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë”, ka deklaruar Nagavci.
“Ata që ia duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa”, ka shkruar Nagavci.
Po ndaj kësaj deklarate të ministres, ka reaguar po ashtu kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke thënë se funksioni dhe kolltuku e kanë ndryshuar Nagavcin.
“Ministre atëherë dhe tani SBASHK-u ishte dhe mbetet po ky i njëjti dhe kërkesë kryesore edhe tani lidhet me Ligjin e pagave, por tani ju mundoheni ta arsyetoni Qeverinë pa as edhe një argument dhe se është fajtorja e vetme dhe e kritikoni pa as edhe një fakt SBASHK-un. Sa shumë ju ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku juve znj. Nagavci.”, thuhet në reagimin e Jasharajt.
Jasharaj tutje shton se nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje, atëherë greva do të vazhdojë edhe më 1 shator e tutje deri sa nuk realizohen kërkesat legjitime të punëtorëve arsimor dhe të punëtorëve tjerë në sektorin publik.
“Je bërë ‘good guy’”, “mos aktroni kur reciprocitetin keni mundur ta bëni para 11 vjetësh” – përplasjet mes Kurtit dhe Haradinajt dhe gjithçka nga seanca e Kuvendit
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë përplasur në seancën e së enjtes të Kuvendit, lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftime me Serbinë.
Haradinaj e ka quajtur Kurtin ‘good guy’ (djalë i mirë) dhe tha se i njëjti po vepron vetëm sipas direktivave të Bashkimit Evropian.
I pari i AAK-së tutje iu drejtua kryeministrit me fjalët “tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd?”, raporton Telegrafi.
E në replikën e tij, Kurti tha se nuk është radikal në karakter, por vetëm ka bërë veprime radikale në të kaluarën kur sipas tij, situata ishte shumë e rrezikshme për shtetin.
“Nuk e kuptoj se çfarë vlerë paska mos me qenë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin kam bërë veprime radikale. Unë nuk jam radikal për nga karakteri, por nga situatat. Kur Kosova rrezikohet për shkëmbim territorial, Zajednica e ndarje, normalisht që jam radikal. Nëse e keni fjalën për atë”.
Sa i përket ministrit serb, Goran Rakiq, Kurti u shpreh se “unë s’kam koalicion me Listën Serbe, por është obligim kushtetues”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur opozitës, të cilët e kritikuan për vendimin që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat.
Duke iu drejtuar opozitës, Kurti ka thënë se “s’mund të aktrojmë nxitimin për një gjë që është tash e 11 vjet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët