Barella kërkon finalen: Nuk ka më të mirë se Jorginho e Verratti, futemi gjithmonë në fushë për fitore
![Barella kërkon finalen: Nuk ka më të mirë se Jorginho e Verratti, futemi gjithmonë në fushë për fitore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/Nicolo-Barella-Belgio-Italia-scaled-1-780x439.jpg)
Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.
Azzurët kanë bërë një kampionat fantastik me të gjitha fitore deri më tani dhe me meritë llogaritën si favorit për ta fituar këtë turne madhor.
Por në gjysmëfinale ata do të përballen me Spanjën, e cila në vitin 2012 i kishte mposhtur pikërisht në një finale evropiani.
“Spanja është kampione Evrope. Si kolektiv, kanë një mesfushë të jashtëzakonshme. Ka pasur kampionë të mëdhenj, edhe tani atje luajnë lojtarë të mëdhenj. Shpresojmë të bëjmë si ata dhe ndoshta më mirë”, tha Barella.
Tutje mesfushori i Interit ka lavdëruar dy bashkëkombësit e tij Jorginhon dhe Verrattin duke thënë se nuk ka si ta.
“Është diçka e bukur. Bëjmë një punë të rëndësishme për skuadrën, epiqendra është i gjithi grupi, forca e një synimi të përbashkët. Është ajo që do të përpiqemi të çojmë përpara deri në fundin e garës dhe ndër vite. Mesfusha është reparti ku kalon loja, Jorginho dhe Verratti janë dy fenomen dhe përpiqen të bëjnë skuadrën të xhirojë”.
“Unë mundohem të mendoj për inkursionet. Jemi të gjithë titullarë, nuk jam unë titullari ose Locattelli vetëm alternativa. Janë edhe Pessina, Kastrovili, ndërsa dikush ka qëndruar në shtëpi për lëndime apo zgjedhje”.
“Të flitet vetëm për ne të tre do të ishte mungesë respekti, por së bashku me atë të Interit është njëra nga mesfushat më të forta ku kam luajtur. Megjithatë, jam alternuar mirë. Këtu ekziston respekt mes të gjithëve, por brenda nesh duam të krijojmë rivalitet që na shtyjnë të bëjmë më mirë dhe të fitojmë”, vazhdoi tutje Barrella.
24-vjeçari ka thënë se është një ndeshje e vështirë, por trajneri Mancini ka instaluar një mentalitet ku në secilën ndeshje futen për fitore.
“Siç kam thënë që nga momenti që ndodhem këtu në Kombëtare, trajneri na ka dhënë një mentalitet fitues. Luajmë gjithmonë për të fituar, mua më ka ecur gjithmonë mirë, por trajneri ka kryer një punë të madhe”.
“Mentaliteti i tij na ka dhënë shumë, i luajmë të gjitha ndeshjet për të fituar, gjithmonë, deri në fund. Tani përpara kemi Spanjën. Është një ndeshje e vështirë, jemi dy skuadra të ngjashme që duam të kemi kontrollin e lojës, do të përpiqemi ta mbajmë ne dhe t’i nxjerrim jashtë kohe. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur, do ta shijojmë në një stadium të madh që krijon një ambient fantastik”, u shpreh mesfushori italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi
![Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xavi-deco-780x439.png)
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.jpeg)
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi