Nicolo Barella ka thënë se ai është i gatshëm të vdes për Antonio Conte dhe jo vetëm që të luajë për të.

Interi dhe Juventusi do të përballen në kuadër të javës së shtatë në Serie A nga ora 20:45 në Giuseppe Meazza.


Mesfushori italian ka thënë se lojtarët e Nerazzurëve janë të gatshëm të japin gjithçka nga vetja kur është në pyetje Conte.

conte Antonio Conte

“Conte ka një mënyrë të fjalimit që flet me ne dhe unë do jem i gatshëm të vdes për të”, ka thënë Barella para ndeshjes me Zonjën e Vjetër.

“Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë lojtarët e skuadrës. A e shikoni vrapimin tonë që e bëjmë në fushë”.

“Nuk është vetëm ajo që ne stërvitemi, por është edhe mesazhi i trajnerit që e ngulitim në kokën tonë”, ka shtuar më tej mesfushori italian.

Interi aktualisht është lider në ligën italiane me 18 pikë, derisa torinezët kanë dy pikë më pak në të dytin. /Telegrafi/

telegrafi sport app