Barcelona - Valencia, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Barcelona dhe Valencia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Gjiganti katalunas është nikoqir i Los Che në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatin spanjolle, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 18:30.
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde vjen në këtë ndeshje pas tetë fitoreve radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës.
Në anën tjetër, Valencia gjithashtu ka ngritje të formës me një barazim e dy fitore në tri ndeshjet e fundit dhe pret rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime këtë ndeshje.
Barcelona: Ter Stegen; Semedon, Pique, Vermaelen, Roberto; Alena, Rakitic, Vidal; Messi, Suarez, Coutinho.
Valencia: Neto; Piccini, Garay, Paulista, Lato; Wass, Coquelin, Parejo, Cheryshev; Rodrigo, Gameiro.
/Telegrafi/





















































