LAJMI I FUNDIT:

Barcelona thuhet se i ka ofruar kontratë të pa rezistueshme Donnarummas

Barcelona thuhet se i ka ofruar kontratë të pa rezistueshme Donnarummas

Barcelona thuhet se i ka ofruar portierit Gianluigi Donnarumma një marrëveshje pesë-vjeçare me vlerë 10 milionë në vit ndërsa ata kërkojnë ta nënshkruajnë atë si transferim falas pas skadimit të kontratës me Milanin.

Kontrata e 22-vjeçarit me Milanin skadon në fund të qershorit dhe palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje rreth rinovimit.

Javën e kaluar, drejtori teknik i klubit Paolo Maldini zbuloi se portieri nuk do të zgjas qëndrimin e tij me Rossonerët dhe largimi i tij ka alarmuar klubet evropiane.


Maldini e konfirmon: Donnarumma po largohet nga Milani, ne i urojmë më të mirën në karrierë
Lexo po ashtu Maldini e konfirmon: Donnarumma po largohet nga Milani, ne i urojmë më të mirën në karrierë

Barcelona e gatshme t’i ofrojë Donnarummas një rritje të madhe të pagës

Donnarumma fiton rreth 6 milionë euro në vit te Milani, dhe italiani thuhet se donte të dyfishonte pagën e tij për të qëndruar në San Siro për një të ardhme të parashikueshme.

Rossonerët nuk ishin në gjendje të ofronin atë lloj page dhe ishin të gatshëm të negocionin një kontratë pak më të mirë me vlerë 7 milionë në vit plus bonuse.

Nga ana tjetër, Barcelona është e gatshme t’i ofrojë atij një rritje më të madhe (deri në 4 milionë euro), dhe kjo është më afër asaj që Donnarumma dëshiron.

Negociatat thuhet se nuk do të jenë direkte me agjentin e Donnarummas, Mino Raiola, por mundësia për të luajtur për Barcelonën dhe për të garuar me Marc-Andre ter Stegen për një rol të ekipit të parë mund të jetë provojë joshëse.

Barcelona shihet si favorite për transferimin e portierit Donnarumma
Lexo po ashtu Barcelona shihet si favorite për transferimin e portierit Donnarumma

Barcelona pritet të shesë Neton kur afati i transferimit të rihapet këtë verë dhe do të ketë nevojë për një portier tjetër cilësor.

Nëse gjigantët katalunas nënshkruajnë me Donnarumman, ata do të kenë dy portier të klasit botëror.

Mbetet të shihet nëse Donnarumma dhe përfaqësuesit e tij do të pranojnë ofertën e Barcelonës dhe nëse e pranon ai do të bëhet nënshkrimi i tretë falas i klubit këtë verë pasi ata tashmë kanë konfirmuar Sergio Aguero dhe Eric Garcia nga Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori