LAJMI I FUNDIT:

Barcelona tentoi transferimin e De Jongut, por oferta ishte e ulët

Barcelona tentoi transferimin e De Jongut, por oferta ishte e ulët

Barcelona bëri përpjekje për të nënshkruar me Frenkie de Jong të Ajaxit këtë verë, por oferta e tyre mendohet se ishte shumë e ulët.

Skuadra e madhe nga La Liga bëri një ofertë prej 30 milionë euro për 21-vjeçarin holandez.

Përveç kësaj, katalunasit ishin të gatshëm ta linin mesfushorin të qëndronte te Ajaxi në huazim për një vit tjetër.


Overmars: Barça ka ofruar pak për De Jong
Lexo po ashtu Overmars: Barça ka ofruar pak për De Jong

Megjithatë, Ajax ishte e vendosur dhe nuk ishte e gatshme të linte të lirë lojtarin e tyre të çmuar, madje edhe për një ofertë më të lartë.

Skuadra spanjolle shpresonte të shmangte luftën e pashmangshme të ofertave për De Jong.

Klubet e Ligës Premier si Tottenham dhe Manchester City thuhet gjithashtu se janë të nxehta në gjurmët e yllit holandez.

Ajaxi njofton skuadrat për çmimin e De Jongut
Lexo po ashtu Ajaxi njofton skuadrat për çmimin e De Jongut

Barcelona ndjen se po humbasë disa nga fuqitë e tyre financiare dhe mund të mbetet jashtë garës në qoftë se ndodh një luftë ofertash për De Jong.

De Jong vetë ka lënë të kuptohet se dëshiron një lëvizje në Barcelonë, duke i thënë Ziggo Sport se ai do të donte të luante së bashku me Lionel Messin në të ardhmen. “Po, unë me të vërtetë do të doja të luaja me Messin një ditë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori