Klubi katalunas, Barcelona ka vendosur dy emra të njohur në listën e dëshirave për transferimin e një mbrojtësi të ri të krahut të majtë për sezonin e ri.

Barcelona synon të përforcohet në verë, pasi synon të luftojë për trofe në sezonin e ardhshëm, pasi sezonit të fundit të dështuar.


Kështu, drejtuesit e klubit nga Camp Nou dhe trajneri Xavi Hernandez kanë etiketuar repartin e mbrojtjes, e në veçanti krahun e majtë, pozitën ku duan të përforcohen.

Dy janë emrat që kanë përfunduar në ‘radarin’ e Blaugranëve dhe po lidhen me një transferim në Camp Nou gjatë verës.

Sipas mediumit The Mirror, Barcelona po mendon të blejë mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon.

Gjigantët e La Ligës po e shohin 25-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Jordi Alba, pavarësisht lidhjeve të tij në të kaluarën me Real Madridin.

GettyImages 1238350372 scaled 1

Në anën tjetër, sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Pedro Almeida, Barcelona do të paraqesë një ofertë prej 25 milionë eurosh për Alejandro Grimaldo të Benficas.

26-vjeçari e filloi karrierën e tij në akademinë e famshme të Blaugranëve, La Masia dhe ka qenë një lojtar i spikatur për Benfican në sezonin 2021/22. /Telegrafi/

telegrafi sport app