Barcelona është kualifikuar në finale të Copa del Rey apo Kupës së Mbretit pasi ka eliminuar më shumë vështirësi Sevillën pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa festa ka qenë e madhe.

Katalunasit kanë fituar 3-0 pas vazhdimeve dhe kanë siguruar kalimin në finale të Copa del Rey, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultat 2-0, po aq sa ndeshja e parë e zhvilluar në Andaluzi.


Golat në këtë fitore të ekipit të Ronald Koeman u shënuan nga Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+) dhe Martin Braithwaite (95’).

Megjithatë, festa e madhe dhe gëzimi i Barcelonës erdhi i gjithë në golin e shënuar në minutat shtesë nga Pique.

Pique shënoi me kokë pas asistimit të Antoine Griezmann dhe i gjithë ekipi ishte në trans pasi siguruan vazhdimet.

Momenti i asistimit dhe festa e madhe është publikuar nga faqja zyrtare e Barcelonës dhe është thjeshtë diçka magjike.

“Momenti epik”, është përshkrimi në postimin e videos. /Telegrafi/

telegrafi sport app