Mesfushori spanjoll, Oriol Romeu është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

Në moshën 25-vjeçare, spanjolli ka shpërthyer dhe është në formën e tij më të mirë që nga fillimi i karrierës.


Katalunasi ka filluar hapat e parë në karrierë në ‘La Masia’, tek Barcelona, por asnjëherë nuk e bindi skuadrën dhe gjiganti spanjoll e shiti tek Chelsea për pesë milionë euro.

Mesfushori defensivë nuk ka mundur të gjejë hapësira të shumta as në Chelsea dhe është huazuar në Valencia dhe në Stuttgart.

oriol-romeu-chelsea

Këtë vit, skuadra tjetër angleze Southampton besoi në të dhe pagoi shtatë milionë euro duke e transferuar.

E investimi i bërë si duket nuk i ka shkuar huq Southamptonit pasi lojtari është duke shkëlqyer.

Romeu është shpallur futbollisti më i mirë i muajit shtator dhe ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe në këtë muaj.

romeu-valencia

Forma më e mirë e shtatlartit është këtë edicion me Southamptonin, pasi ai nuk kishte shkëlqyer as tek Valencia dhe as në Bundesliga me Stuttgartin.

25-vjeçari ka luajtur në nivele të larta që disa vite por ai nuk ka qenë i grumbulluar asnjëherë me ekipin e parë të Spanjës, ndërsa sa i përket grupmoshave i ka kaluar të gjithat nga U15 deri në U23.

oriol-romeu-stuttgart

Ai tani pas formës së mirë që po kalon, ku ka luajtur në 12 takime këtë edicion shpreson në një ftesë nga ish-kampionët e botës dhe Evropës. /Telegrafi/

romeu

telegrafi sport app