Barcelona ka shfaqur interesim befasues për Edinson Cavnin dhe po tenton ta transferojë nga Manchester United.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi, Djajtë e Kuq janë të hapur që të largojnë uruguaianin.


Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Romero, Barcelona është në bisedime të avancuara me Cavanin.

Sa për Manchester Unitedin, ai ka dritën e gjelbër për t’u larguar nga Old Trafford në orët e ardhshme.

Skuadra katalunase po nxiton që të kompletojë marrëveshjen para se të mbyllet afati kalimtar në ora 00:00.

Kështu, me largimin e Cavanit, numri 7-të do të jetë i lirë për Cristiano Ronaldos që bëri rikthimin sensacional në klubin ku edhe bëri emër. /Telegrafi/

telegrafi sport app