LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mposht Manchester Unitedin, siguron shërbimet e talentit të madh suedez

Barcelona mposht Manchester Unitedin, siguron shërbimet e talentit të madh suedez

Barcelona ka bërë një goditje të madhe për të ardhmen, duke siguruar shërbimet e Lucas Bergvall.

Mesfushori i talentuar suedez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Djurgardens dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Manchester United, Borussia Dortmund, Juventus e Liverpool ishin të interesuar për të, megjithatë garën e ka fituar Barcelona.


"Barcelona dhe asnjë tjetër", sensacioni suedez e do kalimin vetëm te gjiganti katalunas
Lexo po ashtu "Barcelona dhe asnjë tjetër", sensacioni suedez e do kalimin vetëm te gjiganti katalunas

Fabrizio Romano ka njoftuar se katalunasit kanë siguruar shërbimet e talentit suedez ku do të paguajnë shtatë milionë euro plus tre të tjera në formë bonusesh.

17-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror në sezonin e fundit ka zhvilluar 29 ndeshje ku ka shënuar edhe tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Barcelona bën ofertën e parë për 17-vjeçarin që është një miks mes Pedrit dhe Gavit
Lexo po ashtu Barcelona bën ofertën e parë për 17-vjeçarin që është një miks mes Pedrit dhe Gavit

Falë paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit suedez, ai ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Suedisë dhe shihet si shpresa e madhe e futbollit në këtë shtet.

Përkundër se kanë siguruar shërbimet e tij, Bergvall do të mbetet te Djurgardens deri në verë dhe nga sezoni i ardhshëm do t’i bashkohet Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori