LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mendon transferimin e Richarlisonit

Barcelona mendon transferimin e Richarlisonit
Richarlison (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Barcelona po lidhet me një transferim të yllit brazilian të Evertonit, Richarlison.

Richarlison u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Watfordi te Evertoni për plot 50 milionë euro.

Kjo shifër e paguar nga Evertoni u kritikua shumë nga futbolldashësit pasi mendonin se janë shumë për një lojtar si Richarlison.


Historia e djaloshit që e dërgoi Watfordin në pozitën e katërt – Nuk kishte para as për këpucë, trajneri Silva e bëri ta refuzojë Ajaxin (Foto)
Lexo po ashtu Historia e djaloshit që e dërgoi Watfordin në pozitën e katërt – Nuk kishte para as për këpucë, trajneri Silva e bëri ta refuzojë Ajaxin (Foto)

Megjithatë, sulmuesi brazilian ka filluar menjëherë shkëlqimin me fanellën e kaltër duke shënuar shtatë gola në 13 ndeshje të Ligës Premier.

Richarlison ka filluar të luajë edhe me Kombëtaren e Brazilit (Foto: Pete Norton/Getty Images/Guliver)

Ylli brazilian mund të luaj si sulmues krahu, por edhe si qendërsulmues dhe kjo i ka bërë kureshtar skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Barcelona është duke shikuar mundësinë e transferimit të Richarlison në Camp Nou.

Kane shihet si zëvendësues i Suarezit, Barcelona bënë gati 223 milionë euro për të
Lexo po ashtu Kane shihet si zëvendësues i Suarezit, Barcelona bënë gati 223 milionë euro për të

Sulmuesi 21-vjeçar shihet si pasardhës afatgjatë i Luis Suarezit, i cili është afër të mbush 33 vjet, ndërsa si pasues i uruguaianit po flitet edhe Harry Kane.

Evertoni mendohet se do të rezistojë për shitjen e Richarlisonin, por mediumi britanik thotë se një gjë e tillë do të jetë e vështirë kur është në pyetje Barça. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori