FC Barcelona do të kthehet më në fund këtë fundjavë në shtëpinë e saj historike, Camp Nou, duke i dhënë fund më shumë se dy viteve e gjysmë larg stadiumit ikonë.

Që prej vitit 2023, Barcelona është detyruar të zhvillojë ndeshjet e saj në Estadi Olimpic Lluis Companys, ndërkohë që Camp Nou i është nënshtruar një procesi të gjerë rindërtimi.


Disa data të mëparshme të parashikuara për rikthimin, përfshirë Trofeun Joan Gamper dhe sfidën ndaj Valencias, nuk u realizuan, por tashmë klubi ka siguruar të gjitha lejet e nevojshme për të rihapur stadiumin për tifozët.

“FC Barcelona njofton se ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Athletic Club, e planifikuar për të shtunën, 22 nëntor, do të zhvillohet përfundimisht në Spotify Camp Nou”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app