Te Barcelona kanë filluar kërkimet për pasardhësin e Andres Iniestas, i cili është larguar nga klubi.

Largimi i legjendës drejt Vissel Kobes në kampionatin japonez ka lënë një hapësirë të madhe te kampioni spanjoll.


Drejtuesit katalunas kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Iniestan.

GettyImages 953600836 Thiago Alcantara i Bayern Munchen (Getty Images)

Boshnjaku i Juventusit, Miralem Pjanic, por edhe danezi i Tottenham Hotspur Cristian Eriksen, mbesin lojtarët e pëlqyer.

Por së fundmi në skenë ka dalë një emër që njihet mjaftë mirë në ambientin blaugrana.

GettyImages 167802756 Alcantara kur luante te Barcelona (Getty Images)

Bëhet fjalë për Thiago Alcantara, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni.

Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus kartonin e mbrojtësit francez Lucas Digne për të rikthyer lojtarin në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app