Barcelona fiton bindshëm ndaj Sevilles dhe forcon kreun - Raphinha 'show' me het-trik
Në kuadër të javës së 28-të të La Liga, Barcelona arriti një fitore të madhe 5-2 ndaj Sevilla, duke treguar dominim të plotë dhe duke ruajtur epërsinë në krye të tabelës.
Barcelona kaloi në epërsi që në minutën e 9-të me golin e Raphinha, i cili gjuajti në çatinë e portës pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari pas shqyrtimit të VAR.
Në minutën e 21-të, Raphinha dyfishoi epërsinë sërish nga pika e bardhë për 2-0.
Dani Olmo shënoi golin e tretë në minutën e 38-të me një finalizim të bukur brenda zonës, ndërsa Oso shënoi për 3-1 në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin. Goli i katërt erdhi nga Raphinha në minutën e 51-të, ndërsa Joao Cancelo vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 në minutën e 60-të pas një sulmi solo brenda zonës.
Djibril Sow krejt në fund shënoi për Sevilllan me rezultat 5-2.
WIN FOR BARÇA 🔥 pic.twitter.com/9b2W07OWPw
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 15, 2026
Me këtë fitore, Barcelona mbetet e pandalshme në krye të La Ligës me 70 pikë, katër më shumë se Real Madrid CF, dhe duket shumë pranë sigurimit të titullit të këtij sezoni. /Telegrafi/




























