LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e shiti për 400 mijë euro, sot kushton 45 milionë euro

Barcelona e shiti për 400 mijë euro, sot kushton 45 milionë euro

Mauro Icardi është një ndër lojtarët më të mirë të Interit.

Sulmuesi 23-vjeçar po tregon performanca të mira në fushë, si në aspektin teknik, ashtu edhe të udhëheqjes së ekipit në rolin e kapitenit.

Paraqitjet e argjentinasit po vlerësohen lartë, gjë që ka bërë që edhe t’i rritet vlera në treg, përkatësisht sot vlerësohet 45 milionë euro sipas ueb-faqes së specializuara “transfermarkt.de.”, transmeton Telegrafi.


Icardi, sot po vlerësohet se ishte shitur për një shumë qesharake, atë prej 400 mijë eurove prej Barcelonës te skuadra e Sampdorias, që po vlerësohet si një dështim i katalonasve.

Icardi deri më tani përgjatë tre vjetëve në skuadrën zikaltër ka shënuar 62 gola për 144 ndeshje, ndërsa te Sampdoria ka pasur 33 paraqitje duke realizuar 11 gola. /Telegrafi/