“Goal.com” ka përpiluar një formacion se si do duket Barcelona në sezonin e ri.

Gjiganti katalunas ka përfunduar sezonin e fundit me vetëm një trofe të fituar, Kupën e Mbretit dhe ky sezon është quajtur i dështuar për ta.


Kështu, Barcelona pritet të reagoj në këtë afat kalimtar veror duke tentuar të sjell yje të ri në skuadrën e tyre për të qenë më konkurrues në gjitha garat këtë sezon.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka përpiluar një formacion, ku shihen tri transferimet që priten të ndodhin nga Barça.

Në mbrojtje synimi i tyre është Hector Bellerin i Arsenalit, në mesfushë italian Marco Verratti nga PSG dhe në sulm të rikthehet spanjolli Gerard Deulefeu.

Megjithatë, befasia e këtij formacioni është vendosja e yllit të skuadrës, Leo Messi në pozitën e mesfushorit. /Telegrafi/

barcelona

telegrafi sport app