Barcelona është përpjekur dëshpërimisht të nënshkruajë me të paktën edhe një lojtar, duke pasur parasysh mungesën serioze të fondit të lojtarëve që ka në qendrën e mbrojtjes dhe në mesfushë, tani shkaku i lëndimeve.  Megjithatë, problemet e tyre financiare të dokumentuara mirë po e bëjnë të vështirë blerjen e emrave të rinj për skuadrën e Hansi Flick përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten. Siç qëndrojnë gjërat, të vetmet blerje të ekipit të parë do të jenë Pau Victor dhe Dani Olmo.  

dani olmo 6Ky i fundit nënshkroi gati tre javë më parë, por për shkak të mungesës së largimeve nga klubi, ai mundi të regjistrohej vetëm ditën e hënë.


 Ata do të jenë lojtarët e vetëm të nënshkruar nga Barcelona këtë verë, pasi Marca dhe Relevo kanë raportuar se klubi katalanas e konsideron të përfunduar afatin kalimtar.  Kjo do të thotë gjithashtu se ka shumë të ngjarë që Eric Garcia – i cili ishte lidhur fort me një rikthim në Girona –  të qëndrojë. 

flick decoBarcelona mund të ketë pasur një fillim shumë të fortë të sezonit, duke fituar tre ndeshjet e para të La Ligas, por do të jetë një sezon shumë sfidues për Flick dhe lojtarët e tij.

 Kjo pasi mungesa e fondit të lotjarëv mund t'u kushtojë në fund. /Telegrafi/  

telegrafi sport app