Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Ekipi i Quique Setien ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marr fitoren e katër radhazi dhe duke rikthyer përkohësisht pozitën e parë.


Golat në këtë fitore të thellë të klubit nga Camp Nou u shënuan nga Lionel Messi (14’, 37’, 40’, 87’) dhe Arthur Melo (89’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Messi, i cili pas katër golave të shënuar u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mysafirëve, Anaitz Arbilla dhe Gonzalo Escalante, të cilët u notuan me 5.7.

Barcelona:

notat barca 2 e1582391245396

Eibar:

notat barca 3 e1582391258623

/Telegrafi/

telegrafi sport app