Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 5-0.

Barca ishte më e mirë gjatë gjithë takimit në derbin lokal, duke mos i dhënë mundësi asnjëherë mysafirëve të luajnë lojën e tyre.


Ishte magjiku Lionel Messi, futbollisti që shënoi për epërsinë e skuadrës nga Camp Nou,e  gjitha kjo në minutën e tetë.

Argjentinasi e ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë për të çuar në këmbë të pranishmit në stadium.

Katalunasit shfrytëzuan një gabim në mbrojtjen mysafire në minutën 52-të për ta dyfishuar epërsinë. Luis Suarez ishte protagonist (52’), ndërsa goli erdhi falë asistimit nga Messi.

Uruguaianit nuk iu desh shumë kohë që ta shënonte edhe golin e dytë personal (61’).

Fitoren e Barcës me goleadë e vendosën dyshja braziliane Rafinha (74’) dhe Neymar (83’).

Barcelona tani ka 88 pikë, apo një më shumë se Real Madridi në vendin e dytë dhe tre më shumë se Atletico. /Telegrafi/

telegrafi sport app