LAJMI I FUNDIT:

Barca më në fund “do të shpëtojë” nga Umtiti, i cili përfitonte 10 milionë euro në vit duke mos luajtur

Barca më në fund “do të shpëtojë” nga Umtiti, i cili përfitonte 10 milionë euro në vit duke mos luajtur
(Foto: Instagram/samumtiti)

Te Barcelona ka nisur një spastrim i madh i lojtarëve që konsiderohen tepricë, ndërsa ndër të parët që do të largohet nga klubi do të jetë Samuel Umtiti.

Francezi mbërriti në Camp Nou në verën e vitit 2016 nga Lyoni për 25 milionë euro, por pas dy sezoneve të para solide, gjithçka më pas u harrua pasi karrierën e tij e dëmtuan lëndimet.

Gjatë gjithë asaj kohe, 28-vjeçari kishte një kontratë fantastike prej rreth 10 milionë eurosh në vit, kështu që Barcelona u përpoq ta shiste për vite me radhë.


(Foto: Instagram/samumtiti)

Sezonin e kaluar, ai luajti vetëm një ndeshje, kurse në total përgjatë gjashtë viteve në Camp Nou, ka regjistruar vetëm 133 paraqitje në të gjitha garat.

Operacioni "fshesa" te Barcelona: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve
Lexo po ashtu Operacioni "fshesa" te Barcelona: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve

Drejtuesit e Blaugranëve kanë vendosur ta ndërpresin kontratën e Umtitit, edhe pse ajo është valide deri në fund të qershorit të vitit 2026 (e zgjatur në janar të këtij viti), kështu që francezi do të marrë një paketë korrekte largimi dhe dokumentacion të pastër.

(Foto: Instagram/samumtiti)

Si lojtar i lirë, ai është sërish tërheqës për shumë klube, ndërsa mediat franceze pohojnë se do ta vazhdojë karrierën në radhët e Rennes.

Marrëveshja thuhet të jetë arritur dhe trajneri i klubit francez, Bruno Genesio, ka insistuar në transferimin e tij, sepse më parë e ka menaxhuar te Lyoni dhe është i njohur me cilësitë e francezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori