Barcelona vazhdon interesimin për transferimin e Marco Asensios nga Real Madridi si lojtar të lirë në verën që vjen.

Kontrata e spanjollit me Los Blancos është valide deri në fund të këtij sezoni, ndërsa e ardhmja e tij është e paqartë.


Sipas gazetës Sport, Blaugranët janë përfshirë fuqishëm në garë për të siguruar nënshkrimin e tij, sidomos pasi e ka ndërruar agjentin Horacio Gaggioli dhe në vend të tij e ka angazhuar Jorge Mendesin.

jorge (Foto: Getty)

Përfaqësuesi i tij krahas lidhjeve me klubet nga Liga Premier ka raporte të mira edhe me Barcelonën dhe tashmë janë në bisedime për mundësinë e transferimit.

Sidoqoftë, Asensio nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e qëndrimin në Santiago Bernabeu në rast se Reali i ofron kontratë të re. /Telegrafi/

telegrafi sport app