Barcelona ka fituar ndaj Interit me rezultat 2-0 në Camp Nou në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.


Barça fillimisht rrezikoi me anë të Clement Lenglet (18'), por mysafirët rrezikuan me anë të Mauro Icardit.

Coutinho Skriniar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim u shënua në minutën e 32-të nga Rafinha (32') dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Interi e filloi mirë pjesën e parë, rrezikoi me Matteo Politanon, ashtu sii Barca me Luis Suarez dhe Lenglet dhe Philippe Coutinon në vazhdim.

Shpresat për një pikë në këtë ndeshje Interit ia shoi Jordi Alba në minutën e 83-të.

Jordi alba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona është lider në Grupin B me nëntë pikë, Interi vazhdon i dyti me gjashtë.

Tottenhami dhe PSV vazhdojnë në dy pozitat tjera me nga një pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6w33x8

https://www.dailymotion.com/video/x6w386f

telegrafi sport app