LAJMI I FUNDIT:

Barazo faturën në Meridian Express dhe dhuro për fëmijët SOS Fshatrave

Barazo faturën  në Meridian Express dhe dhuro për fëmijët SOS Fshatrave

Na lejoni t’ju prezantojmë me Shpresën, një vajzë 12-vjeçare me një zemër plot ëndrra. Ajo ëndërron që një ditë të bëhet mjeke që të shërojë fëmijët e Kosovës dhe të sigurohet që çdo fëmijë të ketë një fëmijëri të shëndetshme dhe të lumtur. Por fati kishte plane të tjera për Shpresën. Ajo humbi kujdesin prindëror dhe u vendos në SOS fshat ku gjeti dashurinë dhe kujdesin.

Pavarësisht se ajo u përballua me sfida të paimagjinueshme, Shpresa nuk e ka humbur kurrë energjinë e saj pozitive, dëshirën për jetën dhe pasionin e saj për të mësuar. Ajo është një nxënëse e shkëlqyer, një shembull për të mirë për bashkëmoshatarët e saj dhe një lexuese e zjarrtë. Historia e saj, me përkrahjen e juaj dhe tonën, është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror.

Por Shpresa nuk është e vetme. Ka shumë fëmijë si ajo, fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes, që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ata kanë nevojë që ne të mbështesim ëndrrat e tyre, t’u japim atyre shpresë për një të ardhme më të ndritshme.

Prandaj miku i dashur i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, kompania Meridian Express, për të dhjetin vit radhazi po organizon fushatën e mbledhjes së fondeve “Barazo Faturën”. Për një muaj, klientët në marketet e Meridian Express do të kenë mundësinë të barazojnë faturat e tyre dhe të dhurojnë shumën e mbetur për të mbështetur arsimimin e fëmijëve në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Duke barazuar faturën tuaj, ju mund të kontribuoni në ëndrrën e Shpresës dhe ëndrrat e 47 fëmijëve të tjerë në SOS Fshat dhe të mbi 600 fëmijëve në rrezik të braktisjes të cilët përkrahen nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Donacioni juaj mund të ndihmojë Kosovën të ketë një mjek më shumë, një inxhinier më shumë, një shkencëtar ose një sportist më shumë. Kontributi juaj, sado i vogël qoftë, mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e këtyre fëmijëve.

Pra, le të bashkohemi dhe të mbështesim fëmijët e SOS Fshatrave. Le t’u tregojmë atyre se nuk janë vetëm, se ne kujdesemi për ta dhe se besojmë në ëndrrat e tyre. Le t’u japim atyre mundësinë të bëhen kushdo që duan të jenë dhe të kenë të ardhmen që meritojnë.

Artikull i sponzorizuar