Në Qeverinë Kurti, e cila pritet të formohet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, Lista Serbe siç duket nuk do të ketë vend. Kjo pasi që, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka premtuar se në Qeverinë që ai do ta formojë do të jetë pa Listën Serbe, dhe se Qeveria do të formohet me serbët të cilët e pranojnë realitetin e Kosovës.
Premtimi i Kurtit është i realizueshëm, sipas njohësit të Kushtetutës, Mazllum Baraliu. Për Telegrafin ai tha se të gjitha ata që kanë menduar se pa Listën Serbe nuk mund të formohet Qeveria, kanë gabuar.
“Mundet të formohet Qeveria pa Listën Serbe, neni 96 i Kushtetutës e parasheh që nëse qeveria ka 12 ministri, një ministër duhet të jetë nga radhët e komunitetit serb, dhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Për ta emëruar atë mundet ai që e formon Qeverinë. Mundet nga Lista Serbe, pra duhet t’i pyesë ata që ta propozojnë dikë, ose mandatari duhet ta propozojë dikë dhe ata pastaj nëse e votojnë dhe duan me qenë njeriu i tyre në Qeveri mirë, nëse jo mandatari ka të drejtë ta propozojë dikë nga komuniteti serb po që as nuk është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe as nuk i përket Listës Serbe. Por, përsëri është i detyruar ta kërkojë mendimin e Listës Serbe, nëse ata nuk kanë ndonjë mendim pozitiv për atë person, atëherë qeveria mund te vendos se kush do të jetë përfaqësues i komuniteti serb”, ka shpjeguar Mazllum Baraliu.

Lidhur me ketë temë për Telegrafin është deklaruar edhe Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Krasniqi pohoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e parasheh bashkëpunimin me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, dhe se jo domosdoshmërisht Qeveria duhet formuar me disa individë të caktuar.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e parasheh që në çfarë do Qeverie që formohet të jenë vendet e rezervuara për komunitetet jo shumicë. Në bazë të Kushtetutës është parë që të jetë një ministër i komunitet serb, dhe një zëvendësministër i komunitetit serb, kurse të tjerët nga komunitetet tjera. Nëse ka një person i cili është jashtë grupit parlamentar atëherë për të udhëhequr një dikaster, ai duhet të marrë aprovimin e grupit parlamentar të cilin ai e përfaqëson. Kjo nuk nënkupton drejtpërdrejtë nevojën për formimin e një koalicioni qeverisë me disa individë të caktuar, por parasheh që të ketë bashkëpunim me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë partia e parë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, tashmë ka filluar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re.
Grupet punuese të LVV-së dhe LDK-së janë dakorduar lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka theksuar se Qeveria e re do t’i ketë 12 ministri, dhe se për këtë janë pajtuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai po ashtu ka thënë se pret ta marrë zyrtarisht postin e kryeministrit në muajin nëntor.
Rezultatet e zgjedhjeve do të certifikohen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Plagoset një 26 vjeçar në Prizren – sekuestrohen tre armë zjarri

Dimitrieska-Koçoska: Është paguar transheja e parë prej 10.4 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendase

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi