LAJMI I FUNDIT:

Barack Obamës i ndalohet hyrja në Rusi

Barack Obamës i ndalohet hyrja në Rusi

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe komediani Stephen Colbert janë në mesin e 500 qytetarëve amerikanë të cilëve do t’ju ndalohet hyrja në Rusi në përgjigje të raundit të fundit të sanksioneve të shpallura nga Washingtoni, ka thënë ministria e jashtme e Rusisë.

Ministria tha gjithashtu se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA-s për qasje konsullore ndaj gazetarit të arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh, transmeton Telegrafi.


Kjo lëvizje u shkaktua nga refuzimi i SHBA-së muajin e kaluar për t’ju dhënë viza mediave që udhëtonin me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në OKB, thuhet në një deklaratë.

“Washingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhej tutje.

Ndalimi përfshin 45 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, senatorët JD Vance, Katie Britt dhe Eric Schmitt dhe ish-ambasadorët në Rusi John Tefft dhe Jon Huntsman. /Telegrafi/