Banorët në Prekaz dhe vizitorët në kompleksin memorial “Adem Jashari” e quajnë absurde çështjen e dosjeve të cilat ditë më parë u lanë në zyrat e OVL-UÇK-së e që po pretendohet se janë të Gjykatës Speciale, e ku thuhet se Task-Forca Speciale ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi edhe kundër komandantit legjendar, heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari.
Qytetarët vlerësojnë se Adem Jashari mbetet simbol i popullit shqiptarë për liri në luftën e fundit në Kosovë.
Banori i fshatit në Prekaz, Bilall Jashari thotë për kp se është për çudi tash e 21 vjet Kosova nuk arriti të bëjë asgjë për gjykimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa Serbia gjykon luftëtarët dhe dëshmorët tanë.
Ai thotë se komandanti Adem Jashari mbrojti pragun, familjen dhe popullin e Kosovës.
“Qe 21 vjet ne s’bëmë asgjë për veten, ndërsa Serbia po bën për veten. Po akuzohen njerëzit e vrarë në luftë këtu në lagjen tonë, komandanti Ademi me tërë familjen, 59 anëtarë të lagjes të vrarë. Kurse Serbia akuzon njerëz të vrarë. Serbia ka ardhur këtu ka luftua, ne s’kemi shkuar në Serbi me luftua, megjithatë, (shteti ynë) këta tonët fjetën, Serbia e shfrytëzojë këtë mundësi. Dhe tash me u akuzua një dëshmorë, një hero pse ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet, kjo nuk ka ndodhë askund në botë”, theksoi Jashari.
Njëri nga vizitorët në kompleksin memorial në Prekaz, Isak Muhadini thotë se komandanti Adem Jashari është simbol i popullit shqiptar, dhe është turp për Gjykatën Speciale nëse ka kërkuar fakte kundër tij.
“Është gabim i madh për Gjykatën Speciale që akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK nuk ka bërë krime, ka mbrojt popullin e vet, vendin e vet. Krejt bota e dinë për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë. Shihe këtë familje, këta i ka vrarë Serbia. Ka masakrua pleq, burra gra dhe fëmijë…. Adem Jashari është simbol i krejt popullit shqiptarë, i cili ka dhënë shumë për këtë popull, për këtë atdhe. Ademi nuk është kriminel, është hero i kombit shqiptarë. Ka mbrojt pragun e vet, familjen e vet”, theksoi Muhadini.
Edhe Milazim Halilaj thotë se pretendimet e Gjykatës janë të gabuara dhe për këtë fajtor janë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.
“Lufta e jonë u kanë e pastër. Është gabim prej Gjykatës Speciale, kanë qenë ushtarë të shenjtë, kanë dhënë shumë për popullin. Sa i përket Gjykatës Speciale, unë më shumë i fajësoj të tonët (përfaqësuesit e shtetit). Është një gabim i madh, fatal që ndiqen ushtarët tanë, heronjtë tanë”, thotë ai.
Përderisa familjarë të komandantit Adem Jashari nuk kanë folur për këtë çështje.
Në njërën prej këtyre dosjeve që po qarkullon në media për të cilën OVL-UÇK pretendon se i takon Gjykatës Speciale, thuhet se Task Forca hetuese në kuadër të Speciales ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi kundër Adem Jasharit.
Ditë më parë një person i pa njohur ka dorëzuar dosje në zyrat e OVL-UCK në Prishtinë ku përmendej edhe emri i komandantit legjendar Adem Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe