LAJMI I FUNDIT:

Banorët e lagjes “Kalabria” mblidhen para Komunës së Prishtinës, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Banorët e lagjes “Kalabria” mblidhen para Komunës së Prishtinës, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Banorët e lagjes “Kalabria” janë mbledhur para Komunës së Prishtinës.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina në një fjalim para qytetarëve të mbledhur tha se aq sa ka vende të lira në kuvend, aq do të lejohen të hyjnë brenda në seancë, transmeton Telegrafi.

“Sa të ka vende të lira mund të hyni. Kërkesat e juaja mund t’i parashtroni, por nëse filloni me gjuhë kërcënuese jemi të detyruara të ju largojmë nga salla. Zgjidhni kush mund të hyjë, besoj hallin e keni të njëjtë”, u shpreh ai.

Banorët e lagjes “Kalabria”, kanë disa pakënaqësi mbi planin rregullues të një lagjeje.

Disa nga banorët po ashtu deklaruan se arrestimi i njërit nga qytetarët i cili ka shprehur pakënaqësi për planin nuk është i arsyeshëm, derisa edhe kanë shpalosur disa pankarta

Pikërisht për këtë, para disa ditësh një qytetar ka kërcënuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe kryesuesin e Kuvendit.

Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin
Lexo po ashtu Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

I njëjti tashmë ndodhet në mbajtje.

Ekipi i Telegrafit po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do të informojë në kohë reale mbi zhvillimet nga seanca./Telegrafi/