Banor të komunitetit ashkali në Ferizaj janë ankuar se ministria e Administrimit të pushtetit lokal prej kohësh po ua zvarrit procesin e renovimit të shtëpive të banimit, ani pse 11 përfitues i posedojnë vendimet zyrtare të kësaj ministrie.
Sipas përfituesve për renovim, disa herë janë ata ankuar në MAPL lidhur me këtë çështje por pa sukses.
Ndërkaq, në anën tjetër në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, i kanë thënë Telegrafit se është çështje ditësh që përfituesit për renovim të shtëpive do t’i marrin mjetet e tyre derisa lëndët janë duke u proceduar në ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Jeton Kryeziu është në mesin e 13 përfituesve për renovim të shtëpive por që punimet nuk ka arritur t’i kryej shkaku i mungesës së mjeteve. Ai thotë se renovimi i shtëpisë së tij është i domosdoshëm.
“Qe dy vjet presim për renovimin e shtëpive. Qe dy vjet nuk i kanë lëshuar mjetet ministria. Presim sot, nesër, sot, nesër dhe nuk i lëshojnë mjetet. Vendimet i kemi të MAPL-së, ,e unë po kërkoi përgjigje, asgjë tjetër, po kërkoi datën e caktuar për renovim të shtëpisë. Unë kam qenë në spital dhe isha në koma kur ka ndodhur nisja për aplikim, ndërkohë kur jam dalë nga spitali e kanë pranuar menjëherë projektin tim për renovim të shtëpisë, por mjetet nuk i kemi marrë”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka shtuar se rreth kësaj çështje disa herë është ankuar por nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal.
“Shtëpia ime është urgjente sepse sa herë ka të reshura të shiut uji futet brenda, pastaj shkallët për të hyrë në shtëpi i kam të pa mbuluara”, është ankuar ai.
Po ashtu edhe bashkëvendësi i tij, Besart Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se kjo kategori e meriton renovimin e shtëpive derisa jetojnë në kushte të rënda të banimit.
“Xhaxhai im është i sëmurë dhe unë po flas për të treguar për gjendjen e tij që ka nevojë urgjente për renovim të shtëpisë. Edhe ai është për përfitues nga MAPL-ja, por mjetet nuk i ka marrë ende sikurse janë 13 përfitues të tillë. Domethënë qe dy vjet, këta njerëz janë duke u mashtruar nga ministria dhe nga fjalët e njerëzve se i lëshojnë mjetet këtë javë ose në javën tjetër, por ju bëj apel pushtetarëve që e kanë në dorë këtë punë, le ti lëshojnë mjetet para se të futemi në sezonin e dimrit sepse më nuk mund të punojnë nëpër borë”, ka kritikuar ai.
Në anën tjetër nëpërmjet një përgjigje me shkrim Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se së shpejti kjo kategori do t’i përfitojnë mjetet e tyre për renovim të shtëpive derisa lëndët janë në procedurë të alokimit.
“Lidhur me pyetjen e pranuar nga ana juaj, Ju njoftojmë se janë përfunduar të gjitha procedurat. Kërkesa për pagesën e subvencioneve ka shkuar ne MFPT, dhe brenda kësaj jave do të ekzekutohet pjesa e parë e pagesave sipas kontratave të nënshkruara me përfituesit”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania