LAJMI I FUNDIT:

Bankina e PSG-së po rëndon mbi Pochettinon, emri i Zidanes del sërish në sipërfaqe

Bankina e PSG-së po rëndon mbi Pochettinon, emri i Zidanes del sërish në sipërfaqe

Mauricio Pochettino rrezikon të mos e përfundojë sezonin në te Paris Saint-Germain dhe Zinedine Zidane shihet si pasuesi më i mundshëm i tij.

Shumë njerëz e përshëndeten emërimin e Pochettinos 11 muaj më parë nga Paris Saint-Germain, me argjentinasin që e zëvendësoi Thomas Tuchel në stolin e klubit nga Parc des Princes.

Megjithatë, Tuchel menjëherë shkoi te Chelsea dhe kaloi një hap më tej në Ligën e Kampionëve sesa kishte arritur me PSG-në duke u kurorëzuar kampion evropian vetëm disa muaj pasi mori detyrën e trajnerit.


Tani, hija e Zinedine Zidane po duket mbi Parisin, edhe pse Leonardo ka mohuar zërat për takime mes klubit dhe ish-trajnerit të Real Madridit.

Kishte lehtësim më 1 shtator, kur afati kalimtar i transferimeve u mbyll dhe PSG kishte arritur të mbante Kylian Mbappe për të shtuar bollëkun e yjeve që sollën gjatë verës, por gjërat nuk kanë qenë edhe aq të përkryera që atëherë.

PSG dukej se ishte një makinë e ndërtuar për të shënuar gola, por gjërat nuk po funksionojnë siç ishte planifikuar. Nuk ka asnjë javë që kalon pa ndonjë fatkeqësi për klubin dhe lëndimi i Neymar është vetëm i fundit.

Thashetheme, thashetheme dhe më shumë thashetheme

Spekulimet që e lidhin Zidanen me këtë punë po intensifikohen dhe Pochettino e di se situata në klub është larg idealit, kjo është arsyeja pse ai ishte i hapur për punën e trajner të Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Edhe pse ardhja e tij u prit me emocione dhe gëzim, tani që faza e parë e Ligës së Kampionëve ka përfunduar, shumë njerëz po pyesin nëse çdo gjë do të jetë një përshtatje e përsosur për Pochettinon në Paris.

Për më tepër është se tani ka pëshpëritje se Lionel Messi nuk është plotësisht rehat në formacionin e Pochettino, me gazetën L’Equipe që shton vazhdon të shtojë thashethemet rreth klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori