LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Shqiptarët më të varfrit në rajon

Banka Botërore: Shqiptarët më të varfrit në rajon

Banka Botërore (BB) e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.

“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”, thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.

Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash.


“Edhe kur merren masa të tilla, si vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, duhet të mbahen parasysh efektet që ato kanë tek ky grup njerëzish”, thotë Kastrot Sulka, ish zv. ministër i Çështjeve Sociale.

Sipas ekspertëve ulja e varfërisë kërkon një rritje më të shpejtë ekonomike. Por ata thonë se edhe qeveria duhet t’i përdorë më mirë paratë e buxhetit, veçanërisht në fshat

“Nëqoftë se ne nuk do të investojmë në fasada dhe shatërvanë, por do të investojmë në fshat atëherë”, vijon Sulka.

“Në vend të ndihmës ekonomike mund të jepen grante për bujqësinë ku fshatarëve tu falen lopë ose bagëti. ndërsa për familjet në qytet, vendet e lira të punës, janë mbi 40 mijë vende t’u jepen atyre në ndihmë ekonomike”, thotë Barjaba. /TCH /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori