LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ndanë 20 milionë euro për ekonominë digjitale të Kosovës

Banka Botërore ndanë 20 milionë euro për ekonominë digjitale të Kosovës
????????????????????????????????????

Ministria e Financave ka nënshkruar sot një marrëveshje me Bankën Botërore, për financimin e projektit të “Ekonomisë Digjitale në Kosovë”, vlera e të cilës është mbi 20 milionë euro.

Marrëveshja u nënshkruar nga ministri i financave, Bedri Hamza, dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli. Ndërsa implementimi i saj bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas ministrit të financave, Bedri Hamza ky projekt do ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.


“Projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili do të kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovë, posaçërisht tek gjeneratat e reja dhe është projekt i cili çdo ditë e më tepër por fiton rëndësi…Kushtet e marrëveshjes janë shumë të volitshme, shumë është 20 milionë e 700 mijë euro me një gresë periudhë prej 5 viteve dhe afati i kthimit është për 20 vite”, u shpreh ai.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se qëllimi i financimit të këtij projekti milionësh është që edhe Kosova të arrijë tek vendet që nuk janë të përfshira në brezin frekuentor.

Sipas tij, shteti i Kosovë është i pari në rajon që po punon për zhvillim të ekonomisë digjitale.

“Për ne Kosova është e para që lëvizë në këtë drejtim në rajon dhe është sinjal i mirë. Në Evropë flasim shumë për autostradën digjitale të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është duke ecur para vendeve të tjera në këtë aspekt dhe për shembullin të cilin e kemi aplikuar këtu na janë ofruar edhe vendet tjera për tu përpjekur që ta aplikojmë, përsërisim edhe në vendet e tyre”, ka thënë Mantovanelli.

Projekti pritet të implementohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt tha se ekonomia digjitale është e ardhmja e vendit, dhe se ajo nuk do ndikojë vetëm në infrastrukturën e brendshme, por do të hap rrugë edhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Kjo do të thotë që çdo vend, çdo cep i Kosovës do të ketë qasje në shpejtësi të marrjes së internetit dhe do kenë mundësi që përmes pjesës shtesë të projektit i cili është zhvillimi i shkathtësive të ndërtojmë shkathtësi në atë formë që do të krijojmë punësime për këta persona që i kryejnë këto shkathtësi”, ka thënë Lluka. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori